TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në konferencën që po zhvillohet me kompanitë energjetike nga SHBA dhe BE, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tha se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare.
Kjo sipas Kim tregohet edhe më qartë në këtë situatë lufte, ku Rusia bën kërcënime të vazhdueshme.
Diplomatja shtoi se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ajo theksoi se tashmë është koha për të vepruar.
“Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë.
Kemi nevojë që të kemi më shumë gaz sjellësa. SHBA-së dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale.
Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme.
Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik.
Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave”.