AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 08:51

Sherri për borxhin në Kavajë/ 49-vjeçarin e qëllojnë me shkop bejsbolli brenda makinës

Sherri për borxhin në Kavajë/ 49-vjeçarin e

Janë publikuar pamjet e dhunës së një nate më parë në Kavajë, ku një 49-vjeçar, me iniciale Z. L., është dhunuar nga disa persona të tjerë me grushte dhe shkopa bejsbolli.

Siç shihet nga pamjet, katër persona dalin nga një makinë dhe i vërsulen 49-vjeçarit, i cili ndodhej në një tjetër mjet.

Një nga autorët dyshohet se është 23-vjeçari me iniciale D. H., ndërsa një tjetër me iniciale Q.B 35 vjeç.

Dyshohet se shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Shtetasi me iniciale D. H., dyshohet se i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Z. L. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. 

Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish.

Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Z. L., ka marrë edhe trajtim mjekësore.