AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 21:14

Përplasje mes dy grupeve në Kavajë, njëri prej tyre dhunohet me shkop bejsbolli, i dëmtojnë dhe makinën, policia në vendngjarje

Përplasje mes dy grupeve në Kavajë, njëri prej tyre dhunohet

Disa persona janë konfliktuar në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg”, mëngjesin e sotëm.

Dy grupet janë konfliktuar me shkopinj bejsbolli, i plagosur ka mbetur Zenel Lushkja, pasi ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë pas sherrit gjatë pasdites autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.