AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 18:20

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA takim me Hohmann, diskutime mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe mbrojtjen e të dhënave

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA takim me Hohmann,

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e SHBA-së përmes një njoftimi, ku thuhet se në takim u diskutua mbi antarësimin e Shqipërisë në BE, rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit.

Ata diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.