AKTUALITET, 22 Gusht 2024, 15:01

Sherri për aksidentin përfundon në dhunë fizike me sende të forta në Tiranë! Një person në spital

Sherri për aksidentin përfundon në dhunë fizike me sende

Një konflikt i çastit pas një aksidenti automjetesh ka degraduar në dhunë sot në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ku dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe M. B.

Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.