AKTUALITET, 22 Gusht 2024, 14:30

Bashkëpunuan me autorët në vrasjen e dyfishtë në Velipojë, Gjykata merr vendimin për Zyber Zagradin dhe Mario Palin! Ja dëshmia e tyre

Bashkëpunuan me autorët në vrasjen e dyfishtë në

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Zyber Zagradi, kamarieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Shtetasit Zyber Zagradi dhe Mario Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë pasur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.

Avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.

Kujtojmë që mbrëmjen e 19 gushtit, dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, Erild Ishmi 33-vjeç dhe Arsid Hoxha , 22-vjeç.