AKTUALITET, 22 Gusht 2024, 13:01

Opozita ankimoi fitoren e PS në Himarë, KAS do të hapë kutitë e materialeve zgjedhore

Opozita ankimoi fitoren e PS në Himarë, KAS do të hapë

KAS ka vendosur për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, pasi opozita kërkoi verifikimin e tyre pas zgjedhjeve të katër gushtit.

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi me 1400 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria.

Opozita pretendon se zgjedhjet në Himarë u manipuluan, ndërsa shpreson që përmes verifikimit të materialeve zgjedhore do të provohen pretendimet e saj, veçanërisht lidhur me numrin e votuesve që iu mohua e drejta e votës.