AKTUALITET, 22 Gusht 2024, 12:54

Zbardhet vrasja në Memaliaj, autori i dyshuar u nxit të kryente krimin, arrestohen katër persona

Zbardhet vrasja në Memaliaj, autori i dyshuar u nxit të kryente

Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj, duke arrestuar katër persona, ngjarje e ndodhur në 19 gusht. Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa tha se në lidhje me këtë ngjarja janë arrestuar katër persona. 

Drejtori i  Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Ardian Çipa, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se autorë e dyshuar të krimit janë Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim.

1-Skënder Ajdini
2-Bledar Ajdini
3-Blerti Kanushi
4-Darovi Ajdini

“Për shkak të konflikteve për motive të dobëta mes viktimës Faik Ajdini dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi 23 vjeç dhe i kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen. Ky shtetas në bashkëpunim me Skënder Ajdinin më 19 gusht në 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen me thikë të Faik Ajdinit. Më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit, Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini kanë kryer veprime për pengimin e zbulimit e të vërtetës. Bledar Ajdini, djali i çiftit ka përkrahur autorin e krimit” tha Çipa.