AKTUALITET, 3 Gusht 2022, 20:30

Sherr në Pogradec, i riu shkon i plagosur në spital, autori i dyshuar shoqërohet në polici

Sherr në Pogradec, i riu shkon i plagosur në spital, autori i dyshuar

Një sherr ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec.

K. C., 24 vjeç,ka shkuar për mjekim në spital, pasi dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.