TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Krubinit, pasi dyshohet se një ditë më parë ka goditur me thikë dhe sende të forta një 65-vjeçar.
Sipas policisë, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti, ndërkohë të çastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.