AKTUALITET, 3 Gusht 2022, 19:45

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen katër persona

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen katër

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Katër persona kanë mbetur të plagosur përfshirë drejtuesit e mjeteve. Aksidenti ka ndodhur në urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë.

Një automjet "Mercedez-Benz" duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër.

Përplasja ka qenë jo frontale, por anësore çka evitoi një tragjedi.

Drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët e lënduar janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.

Policia rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.