AKTUALITET, 3 Gusht 2022, 16:56

Emri/ Ekzekutimi i shqiptarit Selavdi Shehaj në Itali, arrestohet porositësi i vrasjes

Emri/ Ekzekutimi i shqiptarit Selavdi Shehaj në Itali, arrestohet

Arrestohet në Itali, personi i dyshuar se ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Selavdi Shelaj në 20 shtator të vitit 2020.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasi Giuseppse Molisso. Gjithashtu ai akuzohet edhe për vrasjen e dy vëllezërve Costantino, ngjarje që tronditi zonën e Alessandrinos në 13 korrik 2021.

Ekzekutimi i shqiptari ndodhi në breg të detit në zonën e Torvajanicës në shtator të 2020-ës.

Sipas hetuesve, vrasja e Shelajt, i njohur si Simone është bërë për shkaqe hakmarrëse pas pritës së 14 nëntorit tre vjet më parë ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se është i afërt me Molisso.

Me kërkesë të prokurorëve të DDA-së, ushtria ka njoftuar një urdhër paraburgimi për Giuseppe Molisso. Autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar për një çështje tjetër kriminale.