TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fshatin Rëmenj të Bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë shembur pjesërisht, si pasojë edhe e motit të keq.
Mësohet se familjarët kanë ngritur apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme. Shkak është bërë vërshimi i ujit në këto banesa.
Aktualisht pritet mbërritja e kryebashkiakut të Pogradecit në zonë. Banorët shprehen se kanë nevojë emergjente për strehim, pasi nuk kanë ku të kalojnë natën.
Dëmet më të shumta në territorin e Pogradecit nga stuhia janë regjistruar pikërisht në fshatin Rëmenj.