AKTUALITET, 21 Nëntor 2025, 15:51

E moshuara zhduket pa gjurmë në përmbytjet e fshatit Progër! 15 efektivë në kërkim të saj prej më shumë se 12 orësh

E moshuara zhduket pa gjurmë në përmbytjet e fshatit Progër!

Kërkimet për 76-vjeçaren Flora Hoxha vijojnë në Progër, ku prej më shumë se 12 orësh nuk ka asnjë gjurmë të saj. Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut është angazhuar në operacionin e shpëtim-kërkimit, ndërsa situata në zonë mbetet e rënduar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta.

Për shkak të prurjeve të larta në përroin e fshatit, dyshohet se e moshuara mund të jetë rrëmbyer nga ujërat.

Në operacion marrin pjesë 15 trupa të specializuar dhe një mjet me kalueshmëri të lartë, të cilët po kontrollojnë hap pas hapi zonën e përmbytur në përpjekje për të gjetur 76-vjeçaren.