TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohej miratimi i buxhetit për vitin 2026, mes socialistëve ka pasur një debat.
Kryetari i këtij komisioni parlamentar Ulsi Manja, është përplasur me deputeten e Fierit, Zegjine Çaushi, pasi shkak është bërë nënkryetari i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi.
Manja propozoi 20 minuta pushim, në mënyrë që në këtë mbledhje të ishte i pranishëm edhe Bylykbashi, ndërsa Çaushi deklaroi se përfaqësuesi i opozitës nuk duhet pritur.
Kjo solli irritimin e Manjës, i cili tha se në grupin parlamentat ka hierarki dhe se Çaushi duhet të mësohet me atë.
Debati:
Ulsi Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
Ulsi Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.
VIDEO 39.40 minuta