AKTUALITET, 21 Nëntor 2025, 15:20

E quante SPAK-un vegël të Ramës, Berisha kthen “pllakën”: Tani Rama ndjen rrezikun dhe po i nxjerr dhëmbët drejtësisë…

E quante SPAK-un vegël të Ramës, Berisha kthen

Ndërsa më herët e ka sulmuar SPAK vazhdimisht, Sali Berisha duket se ka kthyer "pllakën" pas zhvillimeve për Belinda Ballukun. 

Sipas tij, tashmë Edi Rama "i ka nxjerrë dhëmbët" drejtësisë sepse ka frikë nga SPAK, institucion që për Berishën deri dje, ishte "vegël" e Ramës.

"Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!

Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.
Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:

“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thotë: “Belindën kurban, por më harroni mua sepse unë jam Kushtetuta dhe mjerë kush e kalon kufirin.”

Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda", thotë Berisha.