TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar tre të rinjë në Konispol. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia, pasi disa ditë më parë kishin dhunuar një 18-vjeçar. Pasi e dhunuan, tre autorët i shkatërruan automjetin e tij me shkopa bejsbolli.
Prokuroria ka vendosur që tre të rinjtë të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë që policia, po punon për kapjen e një personi tjetër të përfshirë në konflikt.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të rinjve të shpallur më herët në kërkim, në lidhje me ngjarjen e datës 13 ku u godit me mjete të forta dhe u plagos shtetasi me inicialet E. K., 18 vjeç, si dhe u dëmtua automjeti i tij.
Pas hekruave ranë shtetasit F. A., 18 vjeç, O. L. 19 vjeç, si edhe një shtetas i mitur 17 vjeç. Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, është vendosur që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe vënien para drejtësisë së shtetasit N. D., i dyshuar si i përfshirë në të njëjtën ngjarje.