AKTUALITET, 21 Nëntor 2025, 14:23

Ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira, arrestohet 23-vjeçarja braziliane në Shkodër

Ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë

Policia ka arrestuar një 23-vjeçare braziliane në qytetin e Shkodrës. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi ushtronte prostitucion në një apartament, të cilin e kishte marrë me qira. Ajo e kishte përshtatur banesën për ushtrimin e prostitucionit dhe lojrave të fatit.

Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi një shumë parash, e cila dyshohet se është përfituar nga prostitucioni dhe tre celularë. Policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj administratores së apartamentit. Mbi 34-vjeçaren rëndon akuza për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. 

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent house”, goditet një rast i prostitucionit. Vihet në pranga një 23-vjeçare, shtetase braziliane, që ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira. Vihet në pranga 1 shtetas, për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit. Procedohet penalisht shtetasja që i kishte dhënë me qira apartamentin, 23-vjeçares. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht. Shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.