TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, është paraqitur paraditen e sotme (27 maj) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Kalaja, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun Durrës, ka paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej SPAK me një kallëzim, nëse KQZ do t’i refuzonte kërkesën për hapjen e kutive të votimit.
Sipas tij, SPAK duhet të marrë në dorë procesin e sekuestrimit të kutive të votimit.
Njeheresh ai ka bërë kallëzim për vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve.
Kalaja ishte pjesë e listës së hapur të qarkut të Durrësit por nuk arriti të marrë një mandat.