TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
Në një postim në ‘Facebook’, Zhupa shkruan se SPAK sekuestroi vetëm letra dhe se peshqit e mëdhenj janë ende duke notuar.
Postimi i plotë:
SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës! Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka. SPAK ka sekuestruar letra dhe rrethon skenën e krimit sepse asnjë tullë nuk u vu për incenerator.
Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga kuvendi, ne gjykatë përballe Mirel Mërtirit dhe më fund u morr një masë për inceneratorin fantazmë. Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë që i japin çdo ditë inceneratorit që nuk ekziston!
Asgjë nuk do bëhej pa vullnetin dhe firmën e Ramës dhe Veliajt.