TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas humbjes përballë Lulzim Bashës për drejtimin e PD, Gjergji Hani tha se zgjedhjet e 29 korrikut nuk mund t’i quaj garë, por një eufemizëm.
Sa i takon rikthimit të Bashës, ai e cilëson “të vakët”.
“Rikthimi i Bashës ishte i vakët. Para zgjedhjeve unë i kam shkruar një mesazh. I kërkova ta takoja, pranoi dhe më thotë me një gjuhë shumë populsite që do fillojë organizmi i PD-së dhe në vitin 2025 do merret pushteti. I kam thënë ‘zotëri jeni i qartë për gjendjen në PD?’ Nuk është se kam pasur ndonjë frekuentim të gjatë me Bashën. Takimi nuk zgjati më shumë se 2 minuta dhe ai nuk më ftoi as të ulesha. Ishte një dikotomi e pastër dhe nuk pati një proces që të shkëputej nga e shkuara e errët. Rikthimi i tij rikthim shumë i vakët pas shtylla morale.
Për sa i përket garës, gjë që nuk ishte e tillë se dihej… ishte një lloj kryengritje morale dhe nuk e pranoj dot. Nuk ishte kjo rruga e duhur. Ishte eufemizëm ta quaj parti politike”, u shpreh Hani.