AKTUALITET, 1 Gusht 2023, 15:21

Ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit, Kushtetuesja rrëzon ankimimin e kompanisë gjermane EMS

Ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit, Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos klaojë për shqyrtim kompaninë gjermane EMS.

Kompania gjermane EMS ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Portin Durrësit.

Në lidhje me vendimin ka reaguar vetë kompania e cila shprehet se është cenuar liria ekonomike dhe parimi i barazisë para ligjit.

EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.