AKTUALITET, 1 Gusht 2023, 15:26

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina humb kontrollin dhe përmbyset

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina humb kontrollin dhe

Një tjetër aksident është shënuar sot në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, dhe për pasojë makina me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikës, ndërsa aktualisht nuk raportohet për të lënduar.