AKTUALITET, 1 Gusht 2023, 13:57

Tentoi të vidhte bankën, por u plagos nga polici grek, identifikohet shqiptari

Tentoi të vidhte bankën, por u plagos nga polici grek, identifikohet

Identifikohet shqiptari që mbeti i plagosur gjatë një tentative të tij për të vjedhur një bankë në Greqi.

Ngjarja ndodhi në rrugën Palamidi në Colonos. Mësohet se shqiptari i plagosur është Elton Thoma Zoto, 38 vjeç nga Delvina.

Siç raportuan mediat greke, shqiptari u plagos me pistoletë nga një polic.

Sipas mediave greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë dhe tentoi të plagosë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.