AKTUALITET, 1 Gusht 2023, 13:21

Kryemadhi reagon për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës: Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj

Kryemadhi reagon për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka inkurajuar SPAK që të vazhdojë me hetimet për inceneratorin  e Tiranës, pasi siç shprehet ajo “edhe pak i duhet për të arritur tek peshqit e mëdhenj”.

Kryemadhi shkruan se tani duhet ‘të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e  biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve’.

“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.

Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2.Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, thuhet ne reagimin e Kryemadhit.