TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident ka ndodhur në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York. Një shqiptar është futur në ambientin e takimit dhe ka nisur të protestojë kundër Ramës, ndërsa e ka quajtur atë "hajdut".
Më pas kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe truprojat e Ramës, të cilët e kanë shtyrë dhunshëm dhe e kanë nxjerr jashtë.
Aktivisti, Klodian Marku tha se ishte regjistruar për të marrë pjesë në takim, por në momentin kur ka ngritur zërin është nxjerrë me forcë nga sigurimi dhe personeli i Ramës.
Sipas Markut, kryeministri Rama duhej pritur me protesta për shkak të asaj se çfarë u ka bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.
Marku, tha se reagimi i pjesëmarrësve në sallë nuk ishte i duhuri, teksa panë skenën e dhunimit aty.
"Më vjen keq që salla reagoi ashtu, nuk ishte mënyra e duhur. Kryeministri duhej pritur me protesta, mbi atë se çfarë u kanë bërë rinisë dhe qytetarëve shqiptarë. Do të kenë qenë sigurimi dhe personat që kanë marrë pjesë me të, ata që më nxorën jashtë.
Arsyeja e largimit nga salla, është që s’do të dëgjojë shqetësimet dhe vuajtjet që u duhet të ndërtojnë jetën, të përballojnë jetën dhe të mbështesin familjet në Shqipëri. Korrupsioni në Shqipëri është në maja. Ata që s’duan zëra kundër dhe padyshim kur je zë kundër patjetër që s’do jesh i mirëpritur", tha aktivisti për Syri Tv.