AKTUALITET, 29 Prill 2026, 12:04

Paradoksi: Te "Sterilizimi" krah avokatit, te gjyqi për "SASPAC" Ilir Beqaj mbetet në kafaz! GJKKO i rrëzon kërkesën

Paradoksi: Te "Sterilizimi" krah avokatit, te gjyqi për

Një ditë pasi në procesin për Sterilizimin gjykata vendosi që ish-ministri Ilir Beqaj të mos qëndrojë në kafaz, ai doli para GJKKO-së në një tjetër proces paralel, atë të abuzimit me fondet e BE në SASPAC.

Për këtë dosje, Beqajt i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg dhe gjatë zhvillimit të seancës ka qëndruar brenda kafazit të qelqtë. Edhe pse Beqaj kërkoi sërish të dalë nga kafazi dhe të qëndrojë krah avokatit të tij, kërkesa iu rrëzua nga GJKKO.

Prokuroria e Posaçme dorëzoi një seancë një provë të re, një tabelë me të dhëna për shpenzimet e kryera nga një prej të pandehurve, Alfred Nikolla, në eventin “Festa”.

Prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri është gjetur në një laptop të sekuestruar nga SPAK gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë këtij viti. Nikolli akuzohet për mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktiv.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt të ri, për këtë arsye gjykata e Posaçme caktoi datën 6 maj ora 10.00 për seancën e radhës.