TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës, duke lënë sërish KQZ të vendosë për fatin e tij. Mësohet se çështja lidhet me fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, kur kandidati për Bashkinë e Kuçovës dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.
I pyetur nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritetet gjyqësor në Shqipëri apo në një shtet të huaj, Hajdari i është përgjigjur duke deklaruar se nuk ka qenë i dënuar.
Por pak muaj më vonë, drejtësia greke vërtetoi se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka një dënim të vitit 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Për shkak se në atë kohë ishte i mitur, 17 vjeç, Gjykata e Janinës aplikoi vetëm një "masë qortuese".
Aktualisht, fati i tij politik varet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi Gjykata e Lartë u shpreh se nuk mund të veprojë pa një qëndrim zyrtar të KQZ-së nëse ky dënim e prek apo jo mandatin e tij. Ndërkohë, KAS-i ka insistuar që çështja të rihapet për hetim të plotë.