TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i ministrave ka ratifikuar sot marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë atje.
Lajmin e prezantoi ministri i Financave Petrit Malaj.
“Është ratifikuar marrëveshja Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore. Marrëveshja e 21 nga nismat e qeverisë me vende ku ka diasporë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë marrëveshje shumë të nevojshme për ata shqiptarë që punojnë jashtë dhe që duhet tu njohën vitet e punës në vendin tonë”, tha ai.
Ndërkohë për fazën e bisedimeve për një marrëveshje me Greqinë, ministri tha se ka besim se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja edhe me fqinjët.
“Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, u shpreh ministri Malaj.
Petrit Malaj: Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë.
Me Greqinë?
Petrit Malaj: Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi.