AKTUALITET, 28 Prill 2026, 22:00

Gjekmarkaj takim me strukturat e PD-së: Demokratët e Kurbinit, gati për protestën e 8 majit

Gjekmarkaj takim me strukturat e PD-së: Demokratët e Kurbinit, gati

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Kurbin, ku në fokus ka qenë organizimi për protestën e paralajmëruar më 8 maj.

Gjatë takimit është theksuar mobilizimi i demokratëve në nivel lokal dhe gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në protestë, si dhe forcimi i organizimit të brendshëm të strukturave të partisë në terren.

Në këtë mbledhje është zgjedhur edhe drejtuesi i ri i Grupseksionit Nr. 2 në Kurbin, avokati Agron Kalthi.