TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian.
Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i mendimeve mbi arritjet dhe sfidat e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Gjithashtu në takim u bisedua edhe për vijimin e mbështetjes nga Irlanda, veçanërisht në kuadër të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Europian, gjatë periudhës korrik-dhjetor 2026.
“Progresi ynë i dukshëm na jep besim se rruga drejt anëtarësimit është e pakthyeshme”, tha Peleshi në një postim në rrjetet sociale.