TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën e radhës në GJKKO, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me raportet dhe aktivitetet e tij me Laert Haxhinë. Ndërkohë, që ky i fundit ka refuzuar përballjen në sallën e gjyqit.
Sipas deklarimeve të Tafanit, njohja me Haxhiun ka ndodhur përmes ndërmjetësimit të Lulzim Arapi, në zonën e Dajtit.
Ai ka rrëfyer se në takimin e parë, Haxhiu ishte i informuar për të kaluarën e tij kriminale dhe e kishte pyetur drejtpërdrejt “se çfarë dinte të bënte”.
“Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacionet që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro. Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje, në pronësi të Erjon Çokut.
Për këtë ngjarje kam taku Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lek xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkoj e ve tritolin dhe kthehem prapë në shpi”,ka thene ai.
Në dëshminë e tij, Tafani ka dhënë edhe motive të mundshme të konfliktit, duke deklaruar se Erjon Çoku ishte i përfshirë në shitje heroine dhe kishte pasur borxhe ndaj Haxhiut. Ai shtoi gjithashtu se njihte viktimën për shkak të së kaluarës së tij si përdorues droge.
“Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra. Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që e bëja një gjë të tillë”, është shprehur Tafani.