AKTUALITET, 29 Prill 2026, 11:06

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 39-vjeçari! Momenti kur policia i pret rrugën, e nxjerr nga makina dhe e shtrin në tokë (VIDEO)

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 39-vjeçari! Momenti kur policia i

Një 39-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur në makinë është arrestuar nga policia në ‘Rrugën e Dibrës’ në Tiranë.

Siç shihet edhe në këto pamje, një automjet i pret rrugën një makine tjetër. Nga aty dalin tre policë, të cilët i afrohen makinës së 39-vjeçarit, e nxjerrin, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.

Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje nga 39-vjeçari.

I riu banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 4, operacioni i koduar “Poseduesi”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, arrestohet në Rrugën e Dibrës, 39-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.