AKTUALITET, 1 October 2026, 09:55

Wendt u takua me ministrin e Jashtëm, ambasada e SHBA: Partneritet historik mes dy vendeve, vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt është takuar me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në kuadër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë e cilëson marrëdhënien mes dy vendeve si një partneritet historik të mbështetur në një vizion të përbashkët për të ardhmen.

“Që nga mbështetja e Presidentit Ëilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Sipas Ambasadës, bashkëpunimi mes dy vendeve synon gjithashtu forcimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.