TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit, teksa tha se nuk e prisnin diferencën e thellë me opozitën në Shkodër.
Koçi theksoi se ndër faktorët kryesorë që ndikuan ishte edhe shkërmoqja e opozitës.
“Shkodranët janë lodhur si me luftën komuniste të klasave po ashtu edhe me luftën antikomuniste të klasave. Benet Beci prezantoi një model ndryshe dhe është zgjidhja më e përshtatshme që është lodhur nga politika”, tha ai, ndërsa shtoi: “Rasti i Kavajës tregon që teza e manipulimeve është një tezë false, sepse dëshmon se zgjedhjet janë materializim i vullnetit të zgjedhësve”.
Ndërsa kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, ai tha se ishte një kandidatë kundër Himarës duke dhënë një imazh negative për këtë qytet.
“Himarën do të quaja tradhti ndaj përgjegjësive politike për qeverisjen që kanë pasur Berisha dhe Meta duke kandiduar një personazh që është i dyshuar për pjesëmarrjen në masakrën e Peshkëpisë. Në atë kohë Berisha ka qenë President dhe di shumë gjëra dhe është një moment i pafalshëm. E futi sërish Himarën në një objekt debati. Nuk i duhet Himarës ky imazh negative”, u shpreh Koçi.