AKTUALITET, 4 Maj 2022, 12:26

Sazan Guri nuk përmbahet fare: Krishti ishte shqiptar, mbante qeleshe

Sazan Guri nuk përmbahet fare: Krishti ishte shqiptar, mbante qeleshe

Sazan Guri, vijon të befasojë me deklaratat e tij të larmishme. 

Së fundmi ai ka dalë me një përfundim të ri që i kalon përmasat e gjetjeve mbi origjinën shqiptare të piramidave të Egjiptit apo zbulimet për dhallin e kosin e Lapardhasë. 

"Krishti me plis, rastesi apo .........?

Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar.

Ndaj dhe i thonë Kreu eshte - a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!", shkruan Sazan Guri në Facebook.