TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 30-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një shumë parash prej 87.950 euro.
Sipas bluve në momentin e kontrollit, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të të ardhurave.
Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe automjetin tip “Benz” me të cilin po udhëtonte G. R., 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.
Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.
Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.