AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 17:34

Samiti i NATO-s në Lituani, Rama takohet me kryeministrin grek, mediat helene: Do të ngrihet çështja e Belerit

Samiti i NATO-s në Lituani, Rama takohet me kryeministrin grek, mediat

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama pritet të takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Sotrz, në Lituani. 

Ishin mediat greke që bënë të ditur lajmin, teksa theksojnë se Mitsotakis pritet të ngrejë çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, nga autoritetet shqiptare.

Konkretisht, siç njofton Pallati Maximou, të martën, kryeministri do të ketë takime dypalëshe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku pritet të ngrihet edhe çështja e ndalimit të Fredi Beleris nga autoritetet shqiptare.

Mediat greke bëjnë gjithashtu të ditur se në qendër të vëmendjes është takimi që kryeministri grek do të ketë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën.

Mësohet gjithashtu se përveç këtij takimi, i cili është një “dritare” mundësie për rifillimin e marrëdhënieve Greqi-Turqi, kryeministri grek do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme me liderë të huaj.