AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 14:48

SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt, deputeti i PS: Maxhoranca mbështet gjyqësorin

SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt, deputeti i PS: Maxhoranca

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku komentoi kërkesën e bërë nga SPAK, i cili iu drejtua me një kërkesë Kuvendit që t’i hapej rrugë arrestimit të ish- zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Kollçaku tha se si për çdo rast tjetër, maxhoranca do të jetë në mbështet të gjyqësorit.

“Jam në dijeni të kërkesës nga SPAK. Kryetarja e Kuvendit dhe këshilli i mandateve do njihet me materialet, kërkesa e SPAK është bërë që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura. Maxhoranca është në mbështetje të gjyqësorit, çdo vendim do merret në përputhje me atë angazhim që ka maxhoranca për ndarjen e pushteteve dhe për mbështetjen pa diskutim të gjyqësorit.” u shpreh Kollçaku për abcnews.