AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 14:30

SPAK kërkoi prangosjen e Ahmetajt, Tabaku: Mund të ishte bërë 1 vit më parë, nuk ka asgjë që e mbyll skandalin e Rrahman Rrajas

SPAK kërkoi prangosjen e Ahmetajt, Tabaku: Mund të ishte

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për prangosjen e Arben Ahmetajt.

E ftuar në News 24, ajo u shpreh se mund të ishte bërë edhe 1 vit më parë, ndërsa theksoi se s’ka asgjë që e mbyll skandalin e Rrahman Rrajës.

 “Mund të ishte bërë edhe 1 vit më parë. Të gjitha të dhënat ishin atje, s’ka asgjë që e mbyllin skandalin e Rrahman Rrajas.

Ngjarja e inceratorëve që ka 6 vite që mbulohet nga qeveria është shembulli i një korrupsioni të përmasave të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.