AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 15:40

Humbën jetën babai me dy djemtë, sot autoritetet “kujtohen” dhe vendosin masa sigurie për pushuesit në Vilë Bashtovë

Humbën jetën babai me dy djemtë, sot autoritetet

Një ditë pas tragjedisë në plazhin e Vilë Bashtovës pranë Kavajës, ku një 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij ndërruan jetë, janë marrë edhe masa sigurie për qytetarët.

Vetëm sot në plazh janë vendosur vrojtues plazhi dhe një kufi në det për të caktuar zonën e sigurt. Vrojtuesi i plazhit, por edhe kufiri në det kanë munguar ditën e djeshme ku 3 anëtarë të një familjeje ndërruan jetë.

Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve.

50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë pasur të pamundur të dilnin në breg.