AKTUALITET, 10 Korrik 2023, 16:29

Kush do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar i PS? Zbulohen katër emrat që diskutohen si favoritë

Kush do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar i PS? Zbulohen

Pas marrjes së detyrës së Ministrit të Brendshëm nga Taulant Balla, tashmë pritet të mësohet se kush do të jetë pasuesi i tij si kreu i Grupit Parlamentar i PS.

Mësohet se katër emrat favoritë që propozohen për të zëvendësuar Ballën dhe për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.

Emrat e hedhur në tryezë janë, Ermonela Felaj, aktualisht nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka, aktualisht Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Arben Pëllumbi, aktualisht Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, dhe emri i Toni Gogut, aktualisht nënkryetar i Grupit Parlamentar i PS.