TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të jetë nesër i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ky fakt u bë i ditur nga avokati i tij, Henrik Ligori.
Duke cituar avokatin e Ahmetajt, Henrik Ligori, gazetarja Klodiana Lala zbuloi se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në territorin shqiptar dhe ditën e nesërme do të jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Ajo shtoi se ndër akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Financave, ajo më e rënda është pastrimi i parave, për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 14 vite burg
“Ahmetaj ka të drejtë të kërkojë sqarime ose të kundërshtojë provat në këshillin e mandateve. Krahas Ahmetajt ka edhe shumë persona për të cilët SPAK pritet të kërkojë masën arrest me burg, ndaj prokurorët kanë kërkuar që seanca të bëhet me dyer të mbyllura. Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nuk e ka më veprën shpërdorim detyre në këtë dosje. Ka akuzën për korrupsion në 6 raste, si edhe pastrimin e parave që shkon deri në 14 vite burgim nëse vërtetohet se Ahmetaj ka qenë i përfshirë. Avokati i tij, Erik Ligori ka deklaruar se Ahmetaj do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve”, u shpreh Lala.