AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 23:00

Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës, ambasada amerikane ngre alarmin: Kemi informacion për një kërcënim të mundshëm

Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës, ambasada

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një paralajmërim, për një kërcënim të mundshëm në Samitin Botëror të Iranit të Lirë, që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Në një postim në faqen zyrtare, qeveria amerikane ka bërë me dije se, ka informacione për një kërcënim të mundshëm gjatë samitit që do të zhvillohet në datat 23 dhe 24 në Durrës.

Autoritetet amerikane i bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë këtë event. Gjithashtu i bëjnë thirrje që të lëvizin me kujdes në këtë zonë. 

Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës, ambasada