TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Ervin Salianji komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike si dhe krizën që prekur partinë. Duke u ndalur te Kuvendi i PD-së zyrtare dhe ndryshimet në statut, Salianji tha se nuk mundet kurrsesi që pakica t’i imponohet shumicës.
Ai theksoi se tashmë është e qartë cili është grupi që ka shumicën brenda të djathtës dhe theksoi se Lulzim Basha dhe grupimi i tij mund të kenë të tjera qëndrime në raport me pjesën tjetër, por ata nuk mund t’i imponohen pasi janë në minorancë.
“Grupi parlamentarë i Partisë Demokratike, ashtu si çdo grup parlamentar, si çdo deputet në thelb, nuk mund të ketë qëndrime të cilat imponohen nga partia, prandaj është përfaqësuesi i popullit në fund dhe jo përfaqësuesi i partisë. Në institucionet e partisë ka një tjetër diskutim dhe një lloj tjetër vendimmarrje, është e qartë që grupet parlamentare funksionojnë në bazë të rregulloreve të tyre po bazën kanë hierarkinë e normave dhe rregulloren e Kuvendit dhe kjo është një çështje e diskutuar. Ajo që është për t’u rithënë është që nuk mundet që dikush që duket qartë që është pakicë në publik dhe në grup se grupi mund të ketë të tjera qëndrime, nuk mund të thotë që unë jam shumica dhe do të imponohem dhe unë jam opozita në këtë vend”, –tha Salianji.