AKTUALITET, 9 Shtator 2023, 16:01

Tërmeti në Marok, mesazhi i Berishës: Të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja

Tërmeti në Marok, mesazhi i Berishës: Të lutemi së

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve ditën e sotme rreth tërmetit tragjik që tronditi Marokun.

Tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës rihter zgjoi nën shkundje dhe panik Marokun, ku deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 1,000 banorëve, edhe pse numri i viktimave pritet të jetë më i lartë.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehu ngushëllimet e ndjera për familjarët e viktimave, teksa shtoi se lutet për shpëtimin e atyre që janë ende gjallë nën rrënoja.

Reagimi i plotë i Berishës:

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet Marrakeshin, në Marokun qendror.

Të dashur miq,

njoftohet deri tani se numërohen mbi 800 viktima, mijëra të plagosur dhe shtëpi e objekte të dëmtuara.

Duke shprehur dhimbjen, solidaritetin njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, le të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja dhe t’i urojmë shërim të shpejt e të plot të plagosurve. #sb

PS: Këtu me posht gjeni videon e marrë nga Al Jazeera.