TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri njofton se nga të dhënat e para pas tërmetit tragjik që goditi Maroku, nuk ka informacione për shqiptarë mes viktimave apo të lënduarve.
Numri i viktimave nga lëkundjet vdekjeprurëse në Marok deri më tani ka shkuar në 1037, ndërsa regjistrohen mbi 672 persona të plagosur, ku 202 prej tyre raportohet nga mediet e huaja se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren për gjetjen e njerëzve nën rrënoja.