AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 14:52

Ilir Meta kërkon që të mos futet në “kafazin e xhamit’ gjatë seancave gjyqësore, zbardhet shkresa drejtuar GJKKO

Ilir Meta kërkon që të mos futet në “kafazin e

Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani ka depozituar një kërkesë në GJKKO që lidhet me mënyrën e paraqitjes së tij në sallën e gjyqit.

Sipas mbrojtjes ai është vendosur në një kabinë xhami ose strukturë metalike izolimi.

Këtë praktikë Meta nuk e pranon dhe kërkon që të paraqitet para trupës gjykuese jashtë "kafazit".