AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 16:25

Aksident në Koplik,4 të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

Aksident në Koplik,4 të lënduarit dërgohen në Spitalin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të qytetit të Koplikut, ku si pasojë dy drejtuesit dhe dy pasagjerët janë lënduar dhe janë dërguar drejt spitali të Shkodrës.

Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit me inicialet L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.