TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takikm me Me Bankën Botërore.
Përmes një postimi në Facebook, Gonxhja bën me dije se synim i takimit ishte bashkëpunimi strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri.
Ministri tha se në takim u diskutua ndër të tjera mbi standardizimin e destinacioneve natyrore, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës kritike në zonat turistike, forcimin e strukturave të menaxhimit të destinacioneve (DMO), ngritjen e një sistemi kombëtar të të dhënave të turizmit dhe avancimin e ndërlidhjes rajonale, si komponentë kyç për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në sektor.
Me Bankën Botërore zhvilluam një takim të rëndësishëm pune, me synimin për të thelluar bashkëpunimin strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri.
Diskutuam mbi standardizimin e destinacioneve natyrore, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës kritike në zonat turistike, forcimin e strukturave të menaxhimit të destinacioneve (DMO), ngritjen e një sistemi kombëtar të të dhënave të turizmit dhe avancimin e ndërlidhjes rajonale, si komponentë kyç për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në sektor.
Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për zbatimin e Strategjisë së Turizmit 2024–2030, duke vënë theksin te rezultatet konkrete dhe objektivat afatgjata. Vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm me Bankën Botërore, si një aktor kyç në mbështetjen e prioriteteve tona të zhvillimit.